Pyetje të Shpeshta
Gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth lejes së drejtimit dhe procesit të testimit
Testimi Teorik
Provimi i teorisë bëhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku ka adresën autoshkolla.
Tarifa e regjistrimit për provimin: 1,000 Lekë
- • Provimi është i informatizuar
- • Testi përbëhet nga 40 (dyzet) pyetje të pavarura
- • Koha e testimit: 40 (dyzet) minuta
- • Gabimet e lejuara: 4 (katër)
Nëse personi i interesuar nuk e kalon Testimin Teorik, duhet ta vazhdojë përgatitjen teorike dhe mund të rifutet në testim jo më parë se 10 (dhjetë) ditë nga dita e testimit të fundit.
Tarifa për riprovim: 1,200 Lekë
Kandidati ka të drejtë të paraqitet në Testimin Teorik deri në 5 (pesë) herë brenda 6 muajve të vlefshmërisë së Lejes.
Vlefshmëria e provimit teorik të fituar: 1 vit
Kushtet dhe Regjistrimi
Për marrjen e lejes së drejtimit për herë të parë, personi i interesuar duhet:
- • të plotësojë kërkesat psiko-fizike
- • të jetë 18 vjeç për drejtimin e mjeteve me motor (kategorite A1, A2, B1 dhe B)
- • të regjistrohet në një autoshkollë të licencuar
- • të kryejë trajnimin mbi dhënien e ndihmës së parë
- • të kryejë programin e plotë teorik dhe praktik
- • të aplikojë për pajisje me leje drejtimi pas pagesave
Ju duhet të regjistroheni në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar.
Ju mund të vizitoni www.dpshtrr.gov.al për të parë listën e autoshkollave me status aktiv dhe nëse autoshkolla është e licencuar për kategorinë që interesoheni.
- • Dokument identifikimi të vlefshëm (për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi)
- • Dy (2) fotografi me ngjyra, me përmasa 4x5 cm
- • Certifikatë mjekësore (e lëshuar jo më përpara se 6 muaj)
Ndërmjet titullarit të autoshkollës dhe kandidatit lidhet një kontratë ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e secilës palë.